Ekstradohet nga Anglia 36-vjeçari, ishte në kërkim për vrasje

436
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është krye ekstradimi nga Anglia, drejt vendit tonë, i një 36-vjeçari që ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Shtetasi Fatjon Kapri është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, më 16.04.2004, bazuar në vendimin nr.223, datë 23.12.2002, të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ku ky shtetas është dënuar me 22 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 07.04.2001, rreth orës 22:30 në Londër ku është vrarë shtetasi shqiptar me inicialet Y.P. Vrasja ka ndodhur si pasojë e një debati që ka patur Kapri me viktimën, ku fillimisht kanë shkëmbyer fjalë fyese me njëri-tjetrin dhe më pas janë përballur fizikisht. Pas goditjeve me grushte Fatjon Kapri ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë viktimën në trup. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Sigal