Ekstradohet në Serbi 36-vjeçari malazes, i dënuar për plagosje me pasojë vdekje

61
Interpol Tirana ka ekstraduar për në Serbi një shtetas Malazez, të kërkuar nga Drejtësia Serbe.
“Igor Drakuliç, 36 vjeç, lindur dhe banues në Mal të Zi u ekstradua pasi ishte në 16 janar të këtij viti ishte i dënuar me burg nga Gjykata serbë për veprën penale të “Plagosje me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal të Serbisë , maksimumi i dënimit 8 vjet burg” thuhet nje njoftimin e Policisë.
Igor Drakuliç, ju dorëzua për ekstradim oficerëve të eskortës të Interpol Beograd.