Ekstradohet Baftjar Bruka, i dyshuari për shpërthimin në farmacinë e babait të Tahirit

401
Ekstradohet nga Stockholmi Baftjar Bruka, i cili akuzohet se fshihet pas shpërthimit me tritol të farmacisë së babait të ministrit Saimir Tahiri. Mësohet se për Brukën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” si dhe “Kryerje të veprave penale nga grupi kriminal”.
Baftjar Bruka, personi i shpallur në kërkim për dy atentatet e ndodhura në Tiranë në muajin shkurt, në farmacinë e të atit të Ministrit të Brendshëm, Tahiri, në apartamentin e një oficeri policie, si dhe për një tjetër atentat të dështuar në një stacion autobusi, u arrestua në 25 qershor të vitit të kaluar. Shpërthimi me eksploziv, ku në qendër të sulmit ishte farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit ndodhi më 10 shkurt të vitit të kaluar.
Sigal