Ekstradohet 39-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për shfrytëzim prostitucioni

473
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Berlini (Gjermani) drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Fabio (Dritan) Voja, 39 vjeç, banues në Seman, Fier.
Ky person ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin Nr.326, datë 09.10.2012, e ka dënuar me 5 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese“.
Më datën 14.02.2001, shtetasi Fabio Voja, pasi i kishte premtuar për martesë dhe një jetë më të mirë, ka mashtruar shtetasen M.N, duke e çuar fillimisht në Vlorë e më pas në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë në qytetin e Firences. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Eiesbaden, më datën 27.03.2015 u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua perfaqesuesve te Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sigal