Ekstradimi i “baronit të drogës”, MD shkresë autoriteteve italiane: Garanci për rishqyrtimin e çështjes

445
Ministria e Drejtësisë i ka bërë një shkresë autoriteteve italiane lidhur me ekstradimin e Alket Hatijas, i ashtuquajtur ‘baroni i drogës’.
Ministria e Drejtësisë ka kërkuar garanci nga autoritetet fqinje lidhur me ekstradimin e 43-vjeçarit nga Berati. Në shkresë caktohet se sipas kodit penal çështja duhet të rishqyrtohet, ndërsa MD kërkon garancinë e Italisë. Hatija është dënuar me 20 vjet burg në Itali për trafik droge.

Sipas autoriteteve italiane, në vitet 2003-2004, Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroinë dhe 190 kilogramë kokainë. Në total, nga shitja e sasisë së kësaj droge fitimi arrin në 35-45 milionë euro. Ndërkohë që ishte në kërkim, Hatija besohet se fshihej në Berat. Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia shqiptare arriti të gjente vendin ku fshihej. Ai u arrestua pak kohë më parë në një bunker të përshtatur si vilë luksoze në Berat. Nga hetimet e autoriteteve italiane, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine.
Sigal