Ekstradimi i Ballist Morinës, reagon ministrja e drejtësisë së Serbisë

534
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë kroate e cila konfirmoi ekstradimin e tifozit të Kombëtares shqiptare që ngriti dronin me flamur etnik mbi stadiumin e Beogradit, Ballist Morina drejt Serbisë, ka reaguar ministrja e drejtësie së Serbisë, Nela Kuburovic.
Ajo tha se gjykatat serbe do gjykojnë në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ndërsa beson se homologu kroat do vendosë për ekstradimin e tij.

“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimi i ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburovic për ‘Tanjug’.

Sipas Gjykatës së Lartë, që vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, vendimin përfundimtar për ekstradimin apo jo të tifozit shqiptar e merr ministri kroat i Drejtësisë, Drazhen Boshkanjoviç.

Ministrit kroat i ka mbërritur një muaj më parë edhe një letër nga homologu shqiptar.

“Ne kemi bindje, mbi bazën e provave sa vijon, se jeta e Ismail Morinës rrezikohet nëse ekstradohet në Serbi. Kërcënimet ndaj Ismail Morinës janë publikuar në kuadrin e sensacionit, edhe nga mediat, qoftë media e shkruar ashtu dhe elektronike”,- theksohet në letrën e Gazmend Bardhit.
Sigal