Eksponenti i Agimit të Artë, Robert Hajdi, thirret në polici për ndërtim pa leje

508
Merret nën hetim nga Prokuroria Sarandës për ndërtim të paligjshëm eksponenti i Agimit të Artë, Robert Hajdi, i cili shkaktoi trazira në Himarë në tre vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës. Haidi është thirru nga hetuesi Gëzim Guga, oficer i Policisë Gjyqësore i komisariatit të Policisë së Sarandës, në lidhje me një hetim që është duke u zhvilluar ndaj Haidit me akuzën e ndërtimit të paligjshëm.
Sigal

Sipas burimeve të policisë mësohet se eksponenti i Partisë neonaziste greke të Agimit të Artë, i cili është me banim në Lukovë të Sarandës, është thirrur për nga prokuroria për t’u pyetur gjatë të hënës në orën 10:00, në ambientet e policisë së Sarandës. Sipas shkresës së siguruar nga Report TV, Hajdi, duhet të paraqitet në Policinë e Sarandës për të dhënë sqarime në lidhje me një ndërtim të paligjshëm, si person nën hetim.

Ndërkaq sipas burimeve të policisë nëse Hajdi nuk shkon vullnetarisht në komisariatin e Sarandës për të dhënë sqarime në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj tij, ai është njoftuar që do të shoqërohet forcërisht nga policia. Hajdi është pronar i një kompleksi turistik në Sarandë, dhe një nga idhtarët më ekstrem të partisë neonaziste greke Agimi i Artë në Greqi.

Ai është njohur ndër qarqet antishqiptare dhe neonaziste për qëndrimet e tij, ekstremiste dhe po ashtu edhe për trazira të shkaktuara në Himarë, si gjatë periudhave zgjedhore apo edhe në përplasje të incidenteve të ndryshme me autoritetet shqiptare. Ai është intervistuar nga disa media greke, pasi ka shfaqur habi te opinioni publik për faktin, se si një shqiptar, të cilit i është refuzuar edhe dhënia e nënshtetësisë greke, është anëtar i një partie ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve dhe emigrantëve në Greqi.