Eksploziv në makinë, kush është djali i biznesmenit që mbeti i plagosur (Emri)

500
Ines Hajrulla ka mbetur i plagosur në atentatin e sotëm me eksploziv që tronditi Vlorën. 25-vjeçari është djali i një biznesmeni nga Vlora, pronar i një lokali të njohur.

Makina tip “Jeep” me targa AA 298 SL që drejtohej nga Ines Hajrulla ka qenë duke udhëtuar nga Prefektura në drejtim të zonës së njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.
Në një distancë 80 metra dhe automjeti ka shpërthyer. Mësohet se dëmtimet e të riut të mëdha dhe ai ndodhet në sallën e operacionit.
Policia po heton për zbardhjen e detajeve dhe motiveve të ngjarjes. Po kryen verifikime për telefonatat e fundit të 25-vjeçarit. Nga goditja e madhe një “Ffiat” i bardhë është spostuar për 2 metra.
Sigal