Eksploziv makinës së punonjësit të policisë në Mirditë

452
Makina e një punonjësi policie është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Bardhaj të Mirditës, në orën 05:15 minuta të ditës së djeshme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina tip “Benz” ishte e parkuar kur është hedhur në erë. Mjeti ishte në pronësi të punonjësit të policisë së Komisariatit të Mirditës, Aleksandër D. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy copa fitili që kanë ndezur lëndën plasëse. Uniformat blu thanë se janë duke punuar për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. 
Sigal