Eksploziv makinës së DJ në Lushnjë, familjarët: S’kemi konflikte me njeri

648
Të tjera detaje zbardhen nga shpërthimi me lëndë plasëse që kiu vendos një automjeti mbrëmë në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në lagjen “18 Tetori”.
Mësohet se shënjestëra e sulmit me eksploziv ka qenë mjeti tip ‘Golf’ me targa AA 430, në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhit, ku ky i fundit punonte si DJ nëpër dasma. Familjarët e të riut, pohuan se Julian Kasapi se Shurdhi nuk kishte konflikte me asnjë person, ndërsa mjetin e kishte blerë para pak muajsh me kursimet e tij.
“Arbrit nuk ka konflikte me asnjë person. Jemi familje shumë e qetë. Ai punon për të mbajtur familjen. Është DJ në dasma. Dhe makinën mezi e bleu para ca muajsh”, u shpreh daja i tij. Ndërkohë, jan siguruar pamjet e mjetit që shpërtheu me eksploziv, i cili thuajse është shkatërruar.
Sigal