Eksploziv klinikës dentare në Shijak, flet babai i biznesmenit: Dyshimet, kush fshihet pas shpërthimit

562
Një ditë pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në shkallët e jatshme të një klinike dentare në Shijak, ka reaguar babai i pronarit Arlind Lala, Musa Lala.
Burimet e mbrëndshme bëjn me dije se Lala ka thënë se ata nuk kanë konflikt me asnjë person dhe se klinika i shërben të gjithë njerëzve.
Ai beson se shkak është bërë inceneratori i mbetjeve që do të ndërtohet.

“Djali im është administrator i impiantit në Shijak. Në protestën e së mërkurës e dhunuan, tani ai ndodhet në spital,” wshtw rrwfyer Musa Lala.

Ngjarja
Një sasi lënde plasëse është vënë në një klinikë dentare në qytetin e Shijakut mbrëmjen e djeshme. Klinika Dentare në lagjen “Petrit Llaftiu”, është në pronësi të shtetasit Arlind Lala 35 vjeç

“Më datë 10.09.2017, rreth orës 22:30, në lagjen” Petrit Llaftiu ” Shijak , në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A.L. 33 vjeç kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse,” shkruhet në njoftimin e policise

Për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi I pronës me eksploziv” parashikuar në nenin 152 të Kodit Penal.
Sigal