Eksploziv, kapsolla dhe fishekë në çantë, arrestohet 29-vjeçari

392
Policia e Durrësit ka sekuestruar 7 kallëpë të dyshuar si eksplozivë, 9 kapsolla detonatore elektrike dhe 47 fishekë, ndërsa në pranga u vu 29-vjeçari Alvaro Kola 29 vjeç, si autor i municioneve.
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, në lagjen Nr.16 Durrës, i’u gjet dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 7 copë kallëpë të dyshuar si eksploziv me peshë rreth 1.414 kg; 9 copë kapsolla detonatore elekltrike; 47 copë fishekë luftarakë model 56 të kalibrit 7.62 m/m”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 278/4 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Sigal