Ekspertiza, Armando Prenga qëlloi me pistoletë pa leje

402
Ekspertiza e policisë shkencore, vërtetoi faktin se deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga qëlloi me një pistoletë që e mbante pa leje. Gëzhoja e gjetur në rrugën Patok-Laç, nuk është qitur nga arma që i ka vënë në dispozicion Kuvendi. Më herët, Prenga ka thënë në Gjykatë se qëlloi me pistoletën me leje. Në raport, ekspertët theksojnë se arma e dorëzuar nga deputeti, rezulton se nuk ka bërë asnjë shkrepje ditën kur ndodhi ngjarja kriminale. Sipas prokurorëve, Prenga ditën e konfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje, të cilën policia nuk e ka gjetur ende. Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga pas një debati me dy të rinjtë e familjes Cali, ka goditur me qytën e pistoletës në kokë, Gjok Calin në rrugën Patok-Laç dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij.
Sigal