Ekspertët: Ilia Kareli humbi jetën nga rrahjet

444
Sigal

Pasi procedura e hetimit për vrasjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i ka kaluar tashmë Gjykatës së qytetit Serres, priten në orët e ardhshme dëshmi të reja lidhur me këtë çështje, si dhe arrestimet e tjera midis të cilave edhe i kryetarit të rojeve te burgut të Nigritës, ku u torturua dhe humbi jeten 42-vjeçari shqiptar. 

Urdheresa e prokurorise me numer 112/2014, disa te dhena te se ciles publikohen nga mediat greke te se merkures thekson se: Gjithshka ka ndodhur ne burgun e Nigrites ne Serres. Asnje veper penale e denueshme nuk ka ndodhur ne burgun e Malandrinos ku rojet kane ushtruar dhunen e ligjshme pasi Kareli ka qelluar dhe ka vrare rojen e burgut dhe as ne rajonin e policise ne Itea apo gjate transferimit te tij.
Informacione te ndryshme ne shtypin grek pohojne gjithashtu se Kareli eshte rrahur ne burgun e Nigrites me kamxhik, ndersa nje prej rojeve te burgut ka treguar se eshte gjuajtur edhe ne thembrat e kembeve. Por gjithashtu hetohet edhe fakti se ai mund te kete pasur plage ne trup prej dites se 25 marsit, kur ju hodh persiper rojes se burgut te Malandrinos. Nga ana e saj mjekja ligjore Eleni Zaggelidis  ka mohuar ne nje edicion lajmesh publikimet e shtypit shqiptar se Karelit i jane hequr thonjte, i jane thyer shputat e kembeve, ndersa priten ende analizat e ekspertizes mjekesore per djegien ne duar.

Deshima kryesore eshte gjithashtu ajo e kryetarit te rojave te burgut te Nigrites Haris Konsilidhis, i cili pas disa oresh hetimesh nuk ka duruar dhe ka pohuar torturat e kryera ndaj te burgosurit shqiptar. Me pas i ka telefonuar gruas se tij i ka kerkuar te falur dhe ka tentuar te vrase veten. Sipas deshnieve te tij, nente roje burgu kane torturuar Karelin, por ne hetuesi vetem dy prej tyre kane pohuar dhunen, ndersa shtate te tjeret kane mohuar çdo gje.

Deshmi tjeter e rendesishme eshte nje video, ku i burgosuri duket se terhiqet zvarre nga gardianet,pasi kishte qene i mbyllur me torturuesit e tij per disa ore ne nje qeli tjeter pa kamera. Aktakuza per rastin e abuzimit të të burgosurit nga 14 roje ne burgun e Nigrites permban tre vepra penale,ate te  torturës me pasojë vdekjen, torturën e thjeshte dhe demet e renda fizike si pasoje e dhunes se ushtruar ndaj 14 rojeve te burgut te Nigrites,te cilet perveç vepres penale te kryer jane perpjekur te  krijojne edhe alibi. Kane fshire pikat e gjakut ne qeline e Karelit ,ndaj eshte dhene urdher per analiza ADN-je, e kane torturuar ate ne dhome pa kamera,dhe kane deklaruar se ai ka mberritur i goditur nga policet dhe duke ua hedhur fajin atyre.

Nderkohe gazeta ‘To Vima’ ka publikuar edhe nje portret te shkurter te 42-vjeçarit shqiptar. Sipas artikullit  ai shfaqej me emrin Valentinio Popesku me origjine rumune. Gjate viteve 1997-2001 kishte mbi 11 gjyqe dhe u denua perfundimisht me 14 vjet burg per vjedhje. Pasi u liruar ne 2006, nje vit me pas u arrestua, pasi ne nje vjedhje per 100 euro ne Neo Iraklio tentoi t’i priste zonjes se shtepise fytin me xhamin e kornizes dhe te mbyste me nje zinxhir bashkeshortin e saj. U denua me 20 vjet heqje lirie dhe me pas vendimi u ul ne 12 vjet.Disa prej fotografive te tij ne qelite e burgjeve greke po bejne prej disa oresh xhiron ne mediat vendase disa prej te cilave pohojne se i burgosuri shqiptar kishte edhe te pakten kater llogari personale ne rrjetin social Facebook.