Ekspertët hedhin poshtë versionin e parë: Shpërthimi në Velipojë nuk ndodhi nga bombola, ja shkaku

441
Ndonëse fillimisht u tha se shpërthimi në Velipojë ndodhi për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) hedh poshtë këtë version.
Sipas ekspertëve që janë futur në ambientet e lokalit ‘bombolat e gazit janë në rregull, pra nuk kanë plasur’.

“Inspektoret janë futur në ambientet e lokalit, dhe në bodrum ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Ka rrjedhur gazi i kësaj depozite që ka sjellë shpërthimin. Ambienti është në pronësi të Seit Fishtës. Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol”, kanë deklaruar burime nga ISHTI.

Seit Fishta është ish-kryetar i Komunës së Velipojës, biznesmen ndërtimi dhe ish-kandidat i PS për deputet.

Zyrtarisht 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, 2 prej tyre babë e bir. Po kështu janë lënduar edhe rreth 20 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:20, ndërsa shkaktoi tronditje e panik tek pushuesit.
Sigal