Ekspert për telefonat dhe çantat, policia kap skifterin e urbanëve, autor i disa vjedhjeve (Emri)

507
Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë sot një 41-vjçar në Tiranë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se Laert Zhupa ishte “ekspert” në vjedhjen e telefonave, portofolave dhe çantave. Po ashtu policia ka zbardhur edhe një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, po nga ky person.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronësi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :
Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.
Më datë 11.12.2017. në ambjentet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.
Më datë 15.09.2017, në autobuzin e linjes së unazes dyshohet se i ka vjedhur protofolin shtetasit M.M.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Sigal