“Eja të të ndihmoj me detyrat”, 55-vjeçari italian përdhunon të miturën shqiptare

498
Një mashkull 55 vjeç nga Pesaro po hetohet për shfrytëzim prostitucioni me të mitur pasi në 2010 ka kryer marrëdhënie me një vajzë me origjinë shqiptare. Vajza në atë kohë ishte 15 vjeçe dhe ishte në klasë me djalin e personit të akuzuar për përdhunim. Ai e ka ftuar në shtëpi duke i thënë “eja të të ndihmoj me detyrat”. Pasi ka kryer seks me të ai ka nisur t’i japë dhurata dhe para në këmbim të heshtjes dhe janë takuar edhe herë të tjera. Dukej një raport konsensual por vajza pas disa takimeve e ka denoncuar 55-vjeçarin. Rasti ishte arkivuar për disa kohë por është rihapur sërish. Ai po hetohet në gjendje të lirë por sipas hetuesve italiani rrezikon disa vite burg.
Sigal