E zuri masivi i dheut teksa nxirrte skrap, humb jetën 26-vjeçari në Tiranë

482
Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë masivi i dheut në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë per shtetasin me inicialet A.R., 26 vjeç, i cili ishte duke gërmuar për skrap.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.
Sigal