E vrau vjehrri me levë se nuk i shërbente mirë, përcillet në banesën e fundit nëna e dy fëmijëve

444
Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët ende të shokuar nga ngjarja, i kanë dhënë lamtumirën e fundit 42-vjeçares Vera Tota, e cila u vra barbarisht nga vjehrri i saj një ditë më parë. Askush nuk e kupton ende veprimin e të moshuarit i cili vrau nënën e dy fëmijëve, nusen e djalit, me të cilën kishte vite që jetonte nën një çati.
Krimi tronditi jo vetëm familjen, por edhe opinionin publik.
Fqinjët e gruas së ndjerë nuk shprehen para kamerave, por flasin me respekt për 42-vjeçaren të cilën e njihnin si një grua të urtë dhe punëtore.
I moshuari Ndoc Tota ka rrëfyer në polici se nusja nuk e respektonte dhe se me të kishte konflikte të vazhdueshme. Duke shprehur pendesë për vrasjen ai ka thënë se situata i doli jashtë kontrollit.
Sigal