E vrasin e paratë e tij i harxhojnë në bordello! Gjykata britanike dënon vrasësit e shqiptarit

589
Një Gjykatë britanike ka dënuar dy vrasësit e një shqiptari në mars të këtij viti në qytetin bregdetar të Southemptonit.
Ata janë dënuar me 20 vjet burg për sulmin e paprovokuar dhe të dhunshëm ndaj Shkëlzen Dautit, 21 vjeçar nga Shqipëria.
Sipas shtypit britanik, në proces u mësua së Dauti i furnizonte ata me kokainë, dhe vrasësit kishin planifikuar që ta plaçkitnin atë.
Lee Markc Williams 27 vjeç dhe Christopher Jones, 28 vjeç, nga veriu i Uellsit e mohonin vrasjen deri në ditën e gjyqit.
Pasi mbërriti në vendtakim shqiptari, ata e goditën atë me thikë dhe ai ndërroj jetë në vendngjarje nga plagët e marra. Vrasësit, u mësua në proces, me lekët e mara nga shqiptari janë parë të hyjnë në një shtëpi publike ku harxhuan lekët e vjedhura nga viktima e tyre.
Detektivët britanikë kanë kryer një hetim të lodhshme dhe të vështirë pasi nuk njihnin fillimisht as identitetin e shqiptarit të cilin e thërrisnin shkurt Geni, ashtu dhe autorët të cilët u identifikuan falë ndihmës së komunitetit dhe bashkëpunimit me agjencitë partnere.
Sigal