E veja e Fiqiri Muçës: Burri mori kredi për t’i bërë dhurata

55
Vendimi për lirimin e Nazime Vishës, të resë që vrau Fiqiri Muçën në 2013-ën, është konsideruar i padrejtë nga e veja e viktimës, e cila po rrit 5 fëmijë e vetme. Bashkëshortja e Fiqiri Muçës tregon se është duke shlyer edhe një kredi që ish bashkëshorti i saj kishte marrë për ti blerë dhurata Nazimes. “Fiqiriu vdiq nga plumbat, ndërsa ne do të vdesim nga skamja. Burri na la një mal me halle, ku ndër të tjera edhe një kredi që kishte marrë për të blerë dhurata për dashnoren. Fiqiriu, pa dijeninë time, kishte marrë një kredi në një bankë, rreth 1 milion e gjysmë lekë, për t’i blerë dhurata Nazimes. Tani banka m’i kërkon lekët mua. Vijnë sjellin njoftime në shtëpi, duan lekët. Unë nuk kam asnjë mundësi për ta mbyllur këtë kredi, por edhe të kisha pasur mundësi, nuk do ta mbyllja sepse nuk kam qenë në dijeni të kredisë që kishte marrë Fiqiriu”, ka thënë ajo.