E tmerrshme në Durrës: Grabitësit lidhin me litar dy pleq dhe u grabisin paratë

530
Ditë e sotme, në orët e para të mëngjesit, në Durrës ka ndodhur një grabitje. Sipas policisë së Durrësit tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar ende, kanë hyrë në një banesë në fshatin Shkallnur rreth orës 3 të mëngjesit për të grabitur.
Ata kanë dhunuar dhe kanë lidhur me litar dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe dhe më pas kanë marrë rreth 1 milion lekë të vjetra.
Ndërkohë që më vonë janë larguar pa mbërritur policia e cila ka shoqëruar disa persona. Ndërsa 2 të moshuarit kanë përfunduar në spital. 77-vjeçari është ende nën kujdesin e mjekëve.
Sigal