E sulmuan me shufër hekuri, autori hakmerret me plumba, dy të plagosur

496
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë, me pasojë plagosjen e dy personave. 

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20 në fshatin Zabel i Epërm në Drenas, një person ka shtënë me armë dhe ka plagosur dy persona, me të cilët kishte mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar me shufra hekuri.
Të plagosurit janë në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sigal