E shtypi autobusi në Kamëz, vdes në vend e moshuara

520
Policia e Tiranes njofton se rreth orës 08:30, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar se tek “Ura e Institutit”, në Kamëz, një autobuz linje ka aksidentuar një këmbësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se Tek “Ura e Institutit”, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar. 
Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje, ndersa po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë.
Sigal