E shkarkoi nga prokuroria e Durrësit, Marku bën lëvizjen e radhës. Agron Gjana emërohet…

33
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë sërish lëvizje, ndërsa ka sjellë nga Puka në Tiranë prokurorin Agron Gjana.
Mësohet se Marku me një vendim të fundit e ka emëruar atë prokuror në Tiranë. Kujtojmë se Marku e shkarkoi Gjanën si kreun e Prokurorisë së Durrësit në muajin janar, ndërsa u komandua përkohësisht në Prokurorinë e Pukës.
Emri i këtij prokurori ka qenë në fokus të medias edhe disa vite më parë pasi Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Në prill të vitit 2016, ambasada Amerikane sqaroi se Gjana nuk përmbushte kushtet për të marrë vizë sepse ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.