E rreh gruaja, 41-vjeçari kërkon ndihmën e policisë

482
Dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte bashkëshortja ndaj tij, e ka detyruar një 41-vjeçar nga Durrësi që të kërkojë mbrojtjen e policisë. M.Ll., banues në Sukth, ka kërkuar të merret në mbrojtje nga uniformat blu pasi dhunohej fizikisht për shkaqe që nuk dihen nga bashkëshortja e tij me inicialet E.Ll, 37 vjeçe. Pas kërkesë-padisë së tij, policia e Shijakut e ka marrë menjëherë në mbrojtje të dëmtuarin, ndërsa çështja është dërguar në Gjykatën e Durrësit.
Sigal