Sigal

Dhuna në familje nuk ndalet.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, këtë herë në Tiranë ku një grua 47-vjeçare është paraqitur në spital në gjendje të rëndë pasi është dhunuar nga burri.

bëhet fjalë për shtetasen me inicialet T.H., banuese në Yrshek.

Ndërkohë, policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës burrin, 48-vjeçarin me inicialet A.H.

Ky i fundit do të përballet me akuzën e “dhunës në familje”.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.