E rrahën për vdekje me grushte, arrestohet pas 3 vitesh shqiptari i shumëkërkuar

160
E rrahën për vdekje me grushte, arrestohet pas 3 vitesh shqiptari i shumëkërkuar
Tre vite më parë një 24 vjeçar me origjinë nga Maroku do të masakrohej në grushte e shkelma nga disa persona. Said Waddoud vdiq nga të rrahurat që i bënë në janar të vitit 2015 në Itali, por vetëm këtë të enjte policia e Holandës ka mundur të kapë përgjegjësin kryesor, shqiptarin 30 vjeçar Bojken Zego.
Në vitin 2016 policia mundi të çonte prapa hekurave disa shqiptarë të tjerë, pjesë e grupit që goditën për vdekje të riun nga Maroku. Në pranga ranë në atë kohë Redion Rakipaj e Naim Vargo. Të dy këta shtetas ishin dënuar për vrasje nga gjykata por kishin mundur të arratiseshin përpara mbylljes së gjyqit drejt Hollandës.
Policia holandeze i kapi rastësisht 27 vjeçarinRakipaj e 35 vjeçarin Vargo. Dy shqiptarët po bënin shëtitje me qenin e tyre por duke mos e mbajtur të lidhur. Policia i ka ndaluar për t’i këshilluar por kur ka parë identitetet e tyre i ka prangosur.