Ngjarje e rëndë/ Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Vrakë”. Sipas policisë, automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta