E rëndë në Tiranë, vdes 21-vjeçarja

Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës.
21-vjeçarja me inicialet M.L me banim në fshatin Tufinë në periferi të Tiranës ka pirë fostoksinë. Sipas policisë së kryeqytetit, e reja e ka konsumuar lëndën helmuese në banesë.

E reja është çuar nga familjarët në spital, por edhe me ndihmën e marrë nga bluzat e bardha, gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. 

Për pasojë vajza 21-vjeçare ndërroi jetë. 

Për ngjarjen kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet që e shtynë të renë drejt këtij vendimi.