E rëndë te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, hidhet nga kati i 9-të 35-vjeçari

488
Sigal

Një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas policisë shtetasi me inicialet A.SH është hedhur nga kati i 9-të i një banese në rrugën e Kavajës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet janë se i riu ndodhej në kushte të rënduara psikologjike në momentin kur ka kryer aktin e rëndë, që ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë qenë duke kaluar pranë zonës.

Policia po heton lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës shtetasi A. Sh.,35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.