E rëndë në Tiranë/ Rrëmbehet 13-vjeçarja sapo zbret nga furgoni i shkollës

512
Sigal

Një rast i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Tiranës, thuhet se në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Lajm në vazhdim…