E rëndë në Tiranë, e mitura përdhunohet nga 21 vjeçari

140
Një vajzë e mitur e moshës 16 vjeçare është përdhunuar nga një i ri 21 vjeçar i cili është shpallur tashmë në kërkim nga policia e Tiranës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë. E mitura e ka denoncuar rastin vetëm një ditë më parë në komisariatin e policisë në Kamëz. 21 vjeçari i akuzuar për përdhunim është shetasi me inicialet D.I.
Ngjarja ka nodhur në banesën e vetë 21 vjeçarit, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj.
“Materialet në ngarkim të ngarkim të D.I. u referuan nga Polici në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, e parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal.”-njofton policia.