E rëndë në Tiranë, 62-vjeçarja hidhet nga kati i 3 i pallatit, humb jetën

455
Një grua është vetëvrarë ditën e djeshme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Manol Konomi” në Tiranë, ku 62-vjeçarja Luljeta M. është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Nuk dihen motivet që e shtynë gruan të ndërmerrte një akt të tillë të rëndë.
Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë.
Sigal