E rëndë në Shkodër/ Djali 9-vjeçar mbytet në lumin Gjadër në sy të nënës

503
Një 9-vjeçar është mbytur aksidentalisht në lumin e Gjadrit. Sipas informacioneve të para nga komisariati i policisë së Vaut të Dejës bëhet me dije se nëna e tij ka hyrë në lumë për t’i ardhur në ndihmë, por s’ka mundur ta shpëtojë.
Të njëjtat burime saktësojnë se gruaja ndodhet në spital pas tragjedisë, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 28.07.2017, ora 10:50,kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një femijë.
Menjëherë Sherbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar ne vendngjarje te cilët njoftojnë se është shtetasi F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenje jete.

Nga informacinet paraprake mesohet se femija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.

Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Sigal