E rëndë në Shkodër, banesa përfshihet nga flakët, digjet brenda e moshuara

403
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës pasi banesa ku jetonte një e moshuar është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve mesohet se një e moshur që jetonte e vetme në këtë banesë ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit dhe djegies.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e zjarrfikëse si edhe efektivë të policisë.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë si dhe identiteti i të moshuarës.