E rëndë në Sarandë/ 18-vjeçari i ngul thikën shokut të klasës (Emrat)

567
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një gjimnaz në qytetin e Sarandës.
Dy nxënës janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas sherri është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikës.
Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Antoni Athanas” në një klasë të vitit të tretë.
Mësohet se Kastriot Xhanga për motive të dobëta ka goditur dy herë me thikë në sup dhe ije Kostandin Bodinin, të dy 18 vjeç.
Bodini është shtruar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e parë. Policia ka shkruar në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Sigal