E rëndë në Prrenjas, gjendet i vetëvarur në banesë 44-vjeçari

108

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjs, ku një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sipas policisë, ditën e sotme në fshatin “Farret” Njësia Administrative Stravaj, është vetëvarur me litar në banesën e tij shtetasi me iniciale L. V., 44 vjeç.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur 44-vjeçarin të vdekur dhe më pas kanë njoftuar policinë. Nga dëshmitë paraprake të tyre rezulton se viktima vuante nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.