Sigal

Ka tentuar ti japë fund jetës, duke u goditur me thikë, por ka përfunduar në spital një burrë nga fshati Ndroq i Tiranës,

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në Ndroq në banesë, dyshohet të jetë vetëplagosur me mjet prerës A. M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Për Policinë ende mbeten enigmë rrethanat e ngjarjes, për zbardhjen e të cilave po punon.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05. 11. 2018, në Ndroq në banesë, dyshohet të jetë vetëplagosur me mjet prerës shtetasi A. M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.