E rëndë në Martanesh/ Plagoset me breshëri plumbash, një fëmijë 6 vjeç

483
Sigal

Një fëmijë vetëm 6 vjeç është plagosur rëndë me kallashnikov në Krastë të Martaneshit. Fëmija ka marrë tre plumba në fytyrë dhe disa plumba në trup, pas një breshërie mbi të. Momentalisht ndodhet në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, është nisur helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për ta transportuar me shpejtësi drejt Tiranës.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes ende. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethant e kësaj ngjarjeje të rëndë.