Sigal

Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laprakë. Nga ky atentat, ka humbur jetën një 17-vjeçare dhe ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar.

Informacion paraprak

Më datë 26. 12. 2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetësja B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.