E rëndë në Krujë, 17-vjeçarja vret veten me pistoletë

474
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Krujë, ku një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Tapizë. Burime zyrtare nga policia e Krujës bënë me dije se shtetësia E.T., është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.01.2017, në fshatin Tapizë, në banesë është vetëvrarë me pistoletë, shtetësia E.T, vjeç 17. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 99 i Kodit Penal.
Sigal