E rëndë në Korçë, familjarët gjejnë 18-vjeçarin të vetëvarur në pemë

574
Sigal

Një 18-vjecar është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në një pemë në fshatin Voskopojë të Korçës. Sipas policisë, i riu që i ka dhënë fund jetës është shtetasi A.K, rreth 18 vjeç, banues në Korçë.

Vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave që e kanë shtyrë 18-vjecarin t’i japë fund jetës.

Njoftimi i policisë:
Më datë 14.06.2018, rreth orës 22:30, jemi njoftuar se në fshatin Voskopojë- Korçë, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, në një pemë, shtetasi A.K, rreth 18 vjeç, banues në Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po kryhen veprimet proceduriale hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.