E rëndë në Kamëz/ Djali i merr armën e shërbimit, vret të atin, plagos nënën​

1322
Një krim i rëndë brenda familjes trondit Kamzën. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se 21 vjeçari Mirald Metallari ka qëlluar me armë mbi babanë dhe nënën dhe për pasojë burri ka mbetur i vdekur dhe gruaja është plagosur.
I riu raportohet se ka marrë armën e shërbimit të të atit për të kreyer aktin e rëndë. Ndonëse nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij veprimi, mësohet se policia e ka ndalur këtë të fundit teksa po transportonte të ëmën në spital.

Njoftimi i policisë:
Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se Mirald Metallari, 21 vjeç ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi M.M., u kap nga shërbimet e policë gjatë kohës kur po transportonte të ëmën në spital dhe shoqërua në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja dhe një pistoletë e llojit TT Model 56.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Sigal