E rëndë në Jalë/ Shoqërohet me forcë vajza 14-vjeçare, po protestonte kundër prishjes së banesës së saj (Foto)

454
Sigal

Policia në Jalë nuk ka kursyer as një vajzë 14-vjeçare e cila protestonte kundër prishjes së banesës së saj nga ana e IKMT-së.

Vajza e cila ishte e pranishme së bashku me familjen e saj, që prej orëve të para të mëngjesit ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të IKMT-së, dhe duket se për policinë prania e saj e mëtejshme aty ka përbërë një ‘’rrezik” duke e shoqëruar me forcë.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shoqëruar në Polici rreth 10 persona, të gjithë familjarë dhe persona që preken nga prishja e ndërtimeve.

Një pjesë e banorëve shprehen se prishja e ndërtimeve po bëhet në mënyrë selektive duke favorizuar miq të Edi Ramës.