Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Himarë para pak minutash. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Qeparo, ku një person ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Shoferi ndodhet i bllokuar brenda në mjet dhe nuk reagon. Ai është gjetur nga njerëzit e rastësishëm. Ende nuk ka mbërritur polica dhe ambulanca.