Sigal

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë pasdites së sotme në Elbasan, si pasojë e të cilëve mësohet se dy të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se njëri nga aksidentet ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të urës së Lizës, ku një mjet tip benz ka aksidentuar një këmbësore që ka tentuar të kalojë në anën tjetë të rrugës.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në vendin e quajtur “Spaikorre” në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një person që ecte me biçikletë, ku për pasojë i plagosuri gjendet në gjendje të rënë në spitalin e Elbasanit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur aksidentet.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi A.G., 18 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 907 UO, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H.H., rreth 47 vjeçe, banuese në fshatin Godolesh Elbasan, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.