E rëndë në Elbasan, 27-vjeçari i aksidentuar lihet në mes të rrugës

393
Sigal

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.