E rëndë në Durrës, gjendet një trup i pajetë në një kanal

601
Një person që dyshohet se ishte i sëmurë mendor është gjetur i mbytur në Durrës.
Ngjarja është konstatuar ditën e enjte në fshatin Perlat, ku në një kanal me ujë është gjetur i mbytur shtetasi E. S., vjeç 42, banues në fshatin Rrushkull.
Sipas policisë, dyshohet se viktima ishte i sëmurë mendor dhe po ashtu përdorues i pijeve alkoolike.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.
Sigal