E rëndë në Dibër/ 25-vjeçarja i jep fund jetës, vëllai e gjeti në kasollen e bagëtive

454
Qyteti i Dibrës është tronditur ditën e sotme. Një 25-vjeçare i ka dhënë fund jetës, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është shtetasja S.N., 25-vjeçe nga fshati Katund i Ri – Dibër.
Atë e ka gjetur vëllai, i cili ka shkuar në kasollen e bagëtive dhe është shokuar kur ka parë motrën të varur.
Menjëherë pas kësaj, familjarët kanë njoftuar policinë. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, e sipas dyshimeve të para ajo i ka dhënë fund jetës.
Policia ka nisur hetimet dhe pyetjen e familjarëve për të zbuluar shkakun e ngjarjes, ndonëse paraprakisht flitet për gjendje depresioni të vajzës.
Sigal